Përkujtohet aktori Sefedin Nuredini

Ne tre vjetorin e ndarjes nga jeta t aktorit Sefer Nuredini, miq, kolegë, aktorë, familjarët e tij, të gjithë u bënë bashkë në galerinë Çifte Hamam në Çarshinë e Shkupit për të respektuar peshën e emrit të tij. Djali i tij, poashtu aktor, Mentor Nuredini kishte organizuar ekspozitë speciale duke zgjedhur fotografi me role nga historiku i rrjedhës kalendarike teatrore e filmike të Sefës. Gazetari Emin Azemi i bëri një rezyme figures së tij, e pastaj aktori Xhevat Limani me nota kulmore foli më në detaje, duke e lartesuar figurën e Sefës në kultin e aktorit me cilesi hyjnore. Ndërkohë aktorët nga Teatri Nacional i Shkupit, lexuan pjesë të shkruara nga Sefedin Nuredini. Ne fund shikuam nje film artistik te vajzes se tij, ndersa Sefa ishte ne qender te vemendjes.