Imamët të shqetësuar nga ndërhyrja e politikës në Myftininë e Kërçovës, njoftojnë ndërkombëtarët!?

Në ceremoni solemne u.d. i BFI-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shaqir efendi Fetahu, mbrëmë e emëroi koordinatorin e ri të Myftinisë në Kërçovë, Qamil efendi Rushiti. Imamët e shumë xhamive, por edhe strukturat e BFI-së kanë thënë se janë të shqetësuar nga mënyra se si politika ka ndërhyrë në këtë emërim “me leje të efendi Fetahut”.
Ata pretendojnë se koordinatori i sapoemëruar është edhe në lidhje krushqnore me një funksionar të lartë të BDI-së dhe se për këtë kanë informuar edhe diplomatët në Shkup duke u ankuar për ndërhyrje të palejuar të politikës në çështje fetare.
Nga BFI për momentin nuk komentojnë këto informacione.