Përfundon takimi i liderëve në Qeveri, zgjedhjet nuk shtyhen /LIVE

Rreth 1 orë ka zgjatur takimi i liderëve të partive politike që u zhvillua me kërkesë të kryeministrit Oliver Spasovski, në selinë e Qeverisë, shkruan gazeta LAJM. Në takim është shqyrtuar situata e krijuar pas përhapjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Liderët nuk e kane hapur fare temen per shtyerjen e zgjedhjeve. Ata pas takimit kanë bërë thirrje që të mos krijohet panik pasi sipas tyre, autoritetet e kane nen kontrolle situaten. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela tha se në takimin e liderëve politikë mbi Covid 19 nuk është diskutuar për anulimin e zgjedhjeve por vetëm për masat që ka marrë qeveria mbi organizimin e tubimeve publike.
“Morëm informatë se çfarë është duke u punuar nga qeveria për situatën. Nuk ka vend të bëjmë panik, kjo situatë do të kalojë. Njerëzit duhet të jenë më solidarë me njëri tjetrin. Sikur se edhe me viruset tjera, pacientët më të prekur janë ata me sëmundje kronike. Bëj thirrje kompanie farmaceutike mos të keqpërdorin situatë. Ne u morrëm veshë që të ndjekim rekomandimet. Unë jam lider i një partie politike , por mbi gjitha jam qytetar. Nuk u diskutua për anulimin e zgjedhjeve. Deri 24 mars vlejnë këto ndalesa nga Shtabi i krizës. Besojmë se do të kalojë situata”-tha mes tjerash Sela.
Ndërkohë, kreu i Lëvizjes Besa para gazetarëve ka thënë se është diskutuar në lidhje me situatën aktuale dhe rreth masave që duhet të merren për tu përballur me koronavirusin ndërsa ka sqaruar se deri më 24 mars ndalohen të gjitha tubimet dhe aktivitete politike.

“Diskutuam situatën aktuale rreth virusit dhe masat që duhet të ndërmerren, dhe të cilat duhet t’i respektojmë dhe ne si subjekte politike që jemi në fushatë zgjedhore. Në këtë periudha deri më 24 mars ndalohen të gjitha tubimet dhe aktivitete politike. Ne do t’i respektojmë këto masa në drejtim të asaj që të mos ndihmojmë në zgjerimin e këtij virusi. Ne meqë jemi në fushatë, urojmë që gjendja të përmirësohet. Vazhdojmë të përgatitemi për zgjedhjet e 12 prillit”, deklaroi Bilall Kasami, Lëvizja BESA. / Albion Memeti, Gazeta LAJM

Liderët e partive prononcohen pas takimit në Qeveri

Posted by Lajm TV on Thursday, March 12, 2020