Kina fiton betejën me koronavirusin, i vjen në ndihmë Italisë

Kina duket se e ka fituar betejën përfundimisht me koronavirusin. Së fundmi shteti me humbjet me të mëdha në njerëz nga virusi që po alarmon botën, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Italinë, e cila po përballet me një situatë të vështirë.

Sot, me një kontenier mallrash, do të largohen nga Kina rreth 30 mijë kostume, 100 mijë maska ​​dhe 50 mijë tamponë. Një dhuratë nga Pekini, e cila pas më shumë se 50 ditësh duket se ka arritur të ndalojë përparimin e koronavirusit.

Presidenti Xi Jinping udhëtoi për në Ëuhan, ku ishte edhe origjina e koronavirusit, më shumë se 50 ditë më parë. Ai njoftoi se beteja kundër koronavirusit në Kinë është pothuajse e mbaruar. Në fakt, numri më i ulët i rasteve të reja është regjistruar në vendin aziatik dy ditë më pare, me vetëm 19 të prekur. Për këtë arsye, Kryqi i Kuq Kinez është tashmë gati për të dhënë një ndihmë thelbësore për Italinë, duke i dhuruar maska ​​kirurgjikale, tampona dhe respiratorë.

Mësohet se spitalet në Lombardi, janë pothuajse në kolaps, jo vetëm për shkak të mungesës së mjekëve, shumë prej të cilëve janë në karantinë, por edhe për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse, tamponëve, mbulesave.

Kjo ndihmë nga Kina është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme për shtetin Italian në menaxhimin dhe zhdukjen e virusit korona.