Maqedoni, nuk do t’u shkyçet rryma qytetarëve që nuk kanë paguar faturat

Komisioni rregullatori për energjetikë dhe shërbime ujore në RMV u rekomandon kompanive që kryejnë veprimtari energjetike, si dhe ndërmarrjeve publike, që dy javët e ardhshme të mos shkyçin qytetarët dhe amvisëritë nga rryma, ngrohja dhe uji, për shkak të faturave të papaguara, shkruan Gazeta Lajm.

Duke pasur parasysh vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për preventivë nga zgjerimi i koronavirusit dhe pandeminë që është shpallur nga Organizata Botërore Shëndetësore, Komisioni rregullator ka për qëllim që t’u rekomandojë kompanive të tregojnë humanizëm dhe të përmbahne nga veprime që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, ka deklaruar kryetari i këtij Komisioni, Marko Bislimovski.