Manchester United kanë bërë gati planin për t’i përmirësuar trajnerit Erik ten Hag fondin e lojtarëve.
Reparti i mesfushës është një nga pikat ku duhet intervenuar më shumë dhe për këtë pikë ka disa emra që përmenden.
Së fundmi, ‘The Athletic’ raporton se Man United konsiderojnë kartonin e yllit të Leeds, Kalvin Phillips, përcjell lajmi.net.
‘Djajtë e Kuq’ janë duke shqyrtuar opsionin për të nisur një ofertë prej 50 milionë funteve.
Në mesin e emrave që përmenden për mesfushën është edhe ai i Frenkie de Jong të Barcelonës.
Ten Hag po ashtu planifikon ta rikthejë Donny van de Beek në ‘Old Trafford’.