Barcelona shënjestron edhe një lojtar të Bayernit – dëshira për mbrojtjen është Lucas Hernandez

Përveç Robert Lewandowski, Barcelona mund të synojë edhe një tjetër lojtar të Bayern Munich gjatë merkatos së verës.

Raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se Barcelona po planifikon një lëvizje drejt Lucas Hernandez, përcjell lajmi.net.

Mëngjarashi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët duan pikërisht një mbrojtës që luan me këmbën e majtë.

Ajo që e bën edhe më atraktiv kartonin e Lucas Hernadnez është fakti që lojtari luan edhe si qendërmbrojtës, por mund të mbulojë edhe krahun e majtë të mbrojtjes.

Francezi ka një kontratë valide deri në vitin 2024 me Bayern Munich, por mund të jetë i hapur për një kalim në Spanjë.

I vetmi problem mund të jetë shuma që Bayern Munich kërkon për kartonin e lojtarit, e që akoma nuk është e njohur për mediat spanjolle.