Russell: Sprint garat në F1 duhet të jetë 50% më të gjata për të funksionuar

Geroge Russell nuk duket të jetë tifoz i madh i garave të sprintit në Formula 1, sidomos jo në formatin aktual.

Piloti britanik i Mercedes, George Russell beson se garat e sprintit në Formula 1 duhet të ndryshohen për të funksionuar.

Russell insiston se garat duhet të zgjaten për 50% në mënyrë që të jenë të suksesshme.

“Nuk jam fans i tyre, të jem i sinqertë. Duhet të jenë për 50% më të gjata, apo mjaftueshëm të gjata për t’i parë gomat të shfrytëzohen”, ka thënë Russell, transmeton lajmi.net.

“Pilotët duhet të mësohen të menaxhojnë më mirë me gomat, dhe mund të shohësh më shumë diferencat mes bolidëve. Për momentin, nuk ka hapësira për këto dhe nuk mund të shohësh shumë tejkalime”, shtoi mes tjerash britaniku.

Mercedes nuk bëri mjaft mirë në garën e fundit sprint në Formula 1, e cila u zhvillua në Itali.