Për sipërmarrjet , novacioni nënkupton jetë

“Kemi një rritje të vazhdueshme të të ardhurave operacionale në Kinë. Kjo rritje është në krye të globlit. ‘Philips’ ka patur gjithmonë shpresa për tregun kinez, që me investime të lartë të ketë prodhim të lartë.” deklaroi së fundmi Cheng Ning, zv/president i nivelit të lartë të zonës pankineze të Philips, për Grupin Mediatik të Kinës (CMG)

Ndërkohë, mediat gjermane thanë se rreziku më i madh i kompanive është “humbja e aftësive konkurruese si pasojë e mungesës së zhvillimit të tyre në Kinë”. Pse kompanitë e huaja i kushtojnë kaq rëndësi tregut kinez? Përgjigja gjendet në një koment të CMG-së. Të dhënat e ecurisë së ekonomisë kineze në maj, të publikuara të hënën nga autoriteti kinez, hapën një dritare vëzhguese për opinionin publik, thuhet në koment të CMG-së.

Në maj, vlera e shtuar e kompanive industriale mbi madhësinë e caktuar u rrit me 5.6% në krahasim me majin e kaluar. Treguesit e parashikuar të veprimtarive të prodhimit dhe biznesit të kompanive ishin 54.3%, ai i industrisë së shërbimeve 57.0%, duke ruajtur një nivel relativisht të lartë. Nga janari deri në prill, fitimet e ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e caktuar u rritën me 4.3% në krahasim me majin e kaluar.

Efikasiteti i tyre vazhdoi të përmirësohej. Në përgjithësi, ekonomia e Kinës po ecën në mënyrë të qëndrueshme. Treguesit kryesorë janë rimëkëmbur, duke vijuar prirjen e rritjes. Kjo ka forcuar gjithashtu besimin e investitorëve të huaj në Kinë. Ky besim vjen në radhë të parë nga përmasa “e madhe” e tregut kinez, komentoi CMG.

Në maj, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit u rrit me 3.7% në krahasim me majin e shkuar, 1.4 pikë përqindje më shpejt se prilli i këtij viti. Gjatë festës së 1 Majit, shifrat e konsumit shënuan rekorde të reja. Turistët kinezë udhëtuan në më shumë se 1000 qytete anembanë botës.

Për më tepër, ky treg i madh është ende duke u përmirësuar në cilësi. Agjencia “Bloomberg” njoftoi kohët e fundit se shitjet e celularëve “iPhone” u rritën me 52% në tregun kinez në prill. Një nga arsyet e rëndësishme është pritshmëria për produktet e nivelit të lartë në tregun kinez.

Konsumatorët kanë interes për zëvendësimin me pajisje të reja. Për sipërmarrjet, novacioni nënkupton jetë.

Forca tërheqëse e tregut kinez qëndron edhe në “shpejtësinë” e novacionit, thuhet në komentin e CMG-së.

Në fund të majit, prodhuesi francez i automjeteve “Renault” dhe kompania kineze e automjeteve “Geely”, formuan zyrtarisht një ndërmarrje të përbashkët, për të zhvilluar teknologjinë e dinamikës hibride me efikasitet të lartë.

Kryeekzekutivi i “Renault”, Luca de Meo, e quajti atë si “çelësi për të fituar të ardhmen”. BFM TV e Francës raportoi më 3 qershor se Renault dhe Kina po “afrohen gjithnjë e më shumë”.

Steven Alan Barnett, krye-përfaqësuesi i FMN-së në Kinë, vuri në dukje se për çdo rritje prej 1% të ekonomisë së Kinës, ekonomitë e lidhura me të, do të kenë një rritje me 0.3%. Duke pasur parasysh ecurinë e fortë të ekonomisë së Kinës deri tani këtë vit, shumë institucione ndërkombëtare kanë rritur parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Kinës.

“Fillimi i mirë, shfaqja e elasticitetit” dhe “përmirësimi i vazhdueshëm” janë bërë fjalët kyçe për mediat e huaja, për të vlerësuar ekonominë e Kinës. Nga vjen një performancë e tillë? “Ekonomia Aziatike” e Koresë së Jugut është e mendimit se masat e reformës në kohë dhe efektive, kanë kontribuar për rritjen ekonomike e Kinës, që është më e mirë se ç’pritej.