Për inati të policisë e djeg veturën me benzinë

Banorë të Kriva Pallankës me benzinë e kanë lyer dhe e kanë djegur veturën, pasi janë ndaklur nga policia për t’i kontrolluar. Sipas MPB-së, dje rreth orës 11 në fshatin Zhidillovë të Kriva Pallankës, kanë ndalur një veturë :Volksvagen Golf” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga О.М.(29) nga ky qytet, kurse bashkë me të kanë qenë edhe G.Gj. nga Zhidillova dhe H.S. nga Kriva Pallanka.
Gjatë kontrollit, policët kanë konstatuar parregullsi në veturë, por shoferi nuk ka pranuar t’i nënshkruajë dokumentet. Me këtë rast nga vetura ka dalur bashkudhëtari G.Gj. i cili ka filluar t’i nënçmojë policët dhe e ka ftuar vajzën e tij t’i sjellë benzinë. Deri sa policët janë futur në veturën zyrtare, ka arritur J.Gj., e cila ka sjellë një shishe me benzinë me të cilën O.M. e ka spërkatur pjesën e brendshme të veturës dhe e ka djegur.
Është thirr ekip i Njësitit zjarrfikës kurse personat janë arrestuar.