LSDM konsideron se gjatë fushatës nuk duhet të ketë tubime dhe partia njofton se nuk do të organizojë tubime të llojit të tillë.
Në pjesën e bërjes së fushatës dhe prezantimit të kandidatëve dhe programit, përqendrimi më i madh do të vendoset në paraqitje mediatike, ngjarjet me video në internet dhe llojet e tjera të komunikimit digjital. LSDM konsideron se vetëm mundësia e organizimit të takimeve të vogla në kushte rreptësisht të përcaktuara, mund të konsiderohet ekskluzivisht sipas protokolleve të miratuara nga institucionet shëndetësore për mbrojtjen e qytetarëve./MIA
Maqedoni LSDM: S’do të kemi asnjë tubim gjatë fushatës