Pendarovski: Imunizimi i filluar të mos ndërpritet, fotografitë e vikendit ishin turp për vendin tonë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të 12-të Sigurisë ka deklaruar se në takim është diskutuar lidhur me aktivitetet e organeve në lidhje me pandeminë.

“Kapacitetet janë të ngarkuar deri në maksimum. Anëtarët kanë kërkuar shfrytëzimin e resurseve që çdo qytetarë që të merr ndihmën e duhur. Shteti nuk duhet të lejojë asnjë qytetarë të mos ngelet pa trajtim shëndetësor. Ministri Filipçe tha se kjo nuk ka ndodhur dhe as që do të ndodhë në të ardhmen”, tha Pendarovski, përcjell SHENJA.

Ai tha se politikanët duhet të japin shembull për të respektuar ligjet dhe masat.

“Imunizimi do të fillojë nga nesër. Kam kërkuar që autoritetet që ky proces të rrjedh në mënyrën më të duhur dhe ndalesa nuk duhet të ketë. Këtë nuk e kërkojë vetëm unë, por edhe gjithë popullata. Fotografit si në vikend nuk duhet të përsëritne, por kjo ishte turp për shtetin tonë. Shteti duhet të gjejë mënyrë që shtetasit t’i vaksinojë këtu në vendin tonë”, u shpreh më tej Pendarovskit.

Ai i bëri thirrje institucionet private që të heqin dorë nga përfitimet dhe të ulin çmimet për mjekim të pacientëve nga kovid-19.

Pendarovski përshëndeti marrëveshjen mes Zaevit dhe Micksokit për anulimin e regjistrimit.

Ai tha se edhe në takimin që është paralajmëruar nesër të arrihet kompromis për çështjen e nënshtetësisë.

“Nuk është reale për një ligj të opozitës të bllokohet kuvendi, ndërsa nga ana tjetër nuk është në rregull që ndonjë shtetas i vendit të mbetet pa nënshtetësi”, u shpreh Pendarovski. /SHENJA/