Pendarovski përshëndet marrëveshjen VMRO-LSDM për shtyrjen e regjistrimit

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, tha se përshëndet marrëveshjen mes shefit të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për në muajin shtator.Përshëndes marrëveshjen mes liderit të LSDM-së dhe VMRO-së për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë në shtator. Duke parë situatën me pandeminë jam dakord që regjistrimi të shtyhet. Me vaksinim besoj se situata do të përmirësohet- tha Pendarovski./ALSAT