Ura e Gurit në Shkup ka marrë ndriçim të ri dekorativ dhe arkitektonik, i cili u inaugurua solemnisht mbrëmjen e sotme, në prani të përfaqësuesve të institucioneve dhe biznesit nga Maqedonia e Veriut dhe Turqia.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryetari i Komunës së Esenlerit në Turqi, Mehmet Tevfik Goksu, ambasadori turk në vend, Alper Aktaş, drejtori ekzekutiv i Halk Bankës, Fatih Shahbaz, si dhe konsulli i nderit, Aydovan Ademoski.
Sipas Qytetit të Shkupit, ndriçimi i ri vë në pah arkitekturën karakteristike të urës, veçanërisht harqet e saj prej guri, duke i dhënë një pamje të re një prej simboleve më të njohura të kryeqytetit.
Projekti është realizuar në kuadër të Protokollit për Miqësi dhe Bashkëpunim ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Esenlerit.
Nga Qyteti i Shkupit kanë shprehur mirënjohje për Komunën e Esenlerit, Mehmet Tevfik Goksun, Halk Bankën, Fatih Shahbazin dhe Aydovan Ademoskin për mbështetjen dhe kontributin në realizimin e projektit.
Maqedoni Ura e Gurit në Shkup ndriçohet me pamje të re dekorative (Foto)








