Pas shumë kohësh, Gheto Geasy rrëfen arsyen e përçarjes së “Babastars”

Reperi ka qenë i ftuar në emisionin NIN teksa ka folur për jetën dhe karrierën profesionale, ndërsa shpalosi edhe shumë të pathëna, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, Gheto Geasy ka zbuluar edhe arsyen e përçarjes së labelit të tij ‘Babastars’.

Përçarja e grupit kishte bërë bujë edhe në media rozë e cila kishte ndodhur papritur dhe qysh se nga atëherë, Geasy nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media për të zbuluar arsyen.

Së fundi, rep-artisti ka treguar arsyen e përçarjes së grupit pasi është edhe themeluesi i këtij labeli.

“Nuk kam dashur të flas gjërat e brendshme, por mund të them se ne, unë kam qenë ai që, asnjërit prej tyre nuk i kam marrë asnjë cent, unë kam bërë për këta njerëz, ka fakte se kush i ka shkruar ato këngë të tyre. Pakënaqësitë kanë qenë mes njëri-tjetrit se sa për mua. Unë kam bërë punë, më iknin edhe nga studio, unë kam fjetur në studio. Problemi është se jam marrë me mish e shpirt me ta. Vendosëm të jetonim në Tirani, pas një muaji që kaluam në Evropë. Ledri u largua për çështje personale, kurse ne i kemi larguar prej çdo obligimi”, u tha ai.

Tutje i njëjti shtoi se mbledhja e fundit që kishin diskutuar ishte se nuk funksiononin më si grup, pasi nuk mund të jepte kontribut, ndërsa ka edhe reperi jetën e tij private.

Ndryshe, Getoar Selimi tash e sa kohë është i martuar me moderatoren Marina Vjollca të cilën kanë hapur edhe një biznes së fundi.