Dua Lipa e lumtur për t`u rikthyer në skenën e “Grammy Awards”, dominon listën e nominimeve kryesore

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë një emër aktiv në muzikë, shkruan lajmi.net.

Dua po dominon së bashku me  Beyonce dhe Taylor Swift në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021” dhe sigurisht se ky është një tjetër sukses i madh i saj.

Ajo po kryeson në tre çmimet kryesore, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Albumi më i mirë i vitit”.

Së fundmi ajo ka ndarë një fotografi në faqen zyrtare ku tha se është shumë e lumtur për t`u rikthyer në skenën e “Grammy Awards”.