Sport Pas humbjes së Joshuas dhe fitores së Furyt në trilogji: Renditen 10...

Pas humbjes së Joshuas dhe fitores së Furyt në trilogji: Renditen 10 boksierët më të mirë në botë në peshat e rënda

Oleksandr Usyk duke mposhtur Anthony Joshuan dhe Tyson Fury që fitoi trilogjinë ndaj Deontay Wilder, do të thotë që tifozët e boksit kanë parë spektakël deri më tani në këtë vit.

Rezultatet e atyre luftimeve befasuan shumë kë, pasi nuk pritej që AJ t’i humbiste të gjithë titujt dhe katër rrëzimë në ring në mes të Gypsy King e Bronze Bomber.

Otto Wallin, Robert Helenius i ringjallur, një Daniel Dubois ‘i rindërtuar’ dhe madje 42-vjeçari Luis Ortiz mbesin jashtë top 10.

Më poshtë mudn të shikoni se kush është në Top 10:

10) Frank Sanchez

F: 19 (13 KO), H: 0, B: 0

Mosha: 29

Vendi: Kuba

Futet në top 10 me një paraqitje mbresëlënëse në eventin ku u mbajt edhe Fury-Wilder III, aty ku Sanchez e tejkaloi me lehtësi të pamposhturin Efe Ajagba. 29-vjeçari njihet për goditje të forta dhe të shkëlqyeshme, megjithëse i mungon emocioni dinamik i tifozëve që dëshirojnë në peshat e tyre të rënda. Ai arriti të nokautonte  Ajagbën, megjithatë, tifozët ende nuk janë të knëaqur se çfarë kanë parë nga ai.

Frank Sanchez (PA)

9) Michael Hunter

F: 20 (14 KO), H: 1, B: 1

Mosha: 33

Vendi: SHBA

Madhësia do të jetë gjithmonë një përparësi, por Hunter ka një zemër të madhe, dhe këtë e dëshmoi në vitin 2017 kur u mposht nga Usyk me pikë. “The Bounty Hunter” po del nga një nokaut shkatërrues i Mike Wilson dhe padyshim që meritoi renditjen para Alexander Povetkin në barazimin e tyre të vitit 2019. Shpejtësia është përparësia e tij, dhe ai pritet që të jetë më lartë në vitet e ardhshme.

Michael Hunter (PA)

8) Joe Joyce

F: 13 (12 KO), H: 0, B: 0

Mosha: 36

Vendi: Britania

Pesha e rëndë më e nënvlerësuar e planetit? ‘Big Juggernaut’ i Britanisë mund të jetë më afër moshës 40 se 30, por ai është një luftëtar më i mirë se sa duket në shikimin e parë. Joyce është i ngadalshëm dhe shpesh goditet herët, por duket se mburret me një qëndrueshmëri hekuri dhe siç sugjeron pseudonimi – ai ka motorin për të vazhduar edhe më tej. Ndaloi Carlos Takam në korrik dhe së shpejti do të ngjitet në ring.

Joe Joyce (PA)

7) Joseph Parker

F: 29 (21 KO), H: 2, B: 0

Mosha: 29

Vendi: Zelanda e Re

Duart e shpejta, ende nën 30 vjeç me disa fitore mbresëlënëse dhe vetëm dy humbje ndaj Joshuas dhe Dillian Whyte (të dyja humbje konkurruese në pikë). Sidoqoftë, Parker ka bërë përshtypje vonë, përfshirë fitoren e tij ndaj Derek Chisora ​​këtë vit. Ka qenë duke u stërvitur me Tyson Furyn nën trajnerin e ri Andy Lee dhe Parker po bëhet gati ta shkatërrojë Chisoran në dhjetor.

Joseph Parker (PA)

6) Andy Ruiz Jr.

F: 36 (22 KO), H: 2, B: 0

Mosha: 32

Vendi: SHBA

Është koha e udhëkryqit për Ruiz i cili ka pasur dy shfaqje të dobëta radhazi që kur e tërhoqi veten nga ringu për të mposhtur Joshuan në vitin 2019. U shfaq në formë të tmerrshme në humbjen e një rimeçi me AJ, por u stërvit shumë nën drejtimin e Eddy Reynoso. Lufta në këtë vit me Chris Arreola. Ruiz u ngrit nga një nokdown i hershëm për të nxjerrë për t’i zbuluar pikat e dobëta më pas të Arreolas, por që duhet të ofrojë më shumë.

Andy Ruiz Jr (PA)

5) Dillian Whyte

F: 28 (19 KO), H: 2, B: 0

Mosha: 33

Vendi: Britani

‘The Bodysnatcher’ ka pasur luftime më të vështira se çdo pretendent modern i peshave të rënda, i cili kurrë nuk ka pasur një luftë për titull botëror. Lista e tij e armiqve të ashpër përfshin duelin e ardhshëm me Otto Wallin më 30 tetor. Nëse (dhe është një gjë e madhe) Whyte mund të kalojë Wallin, një luftë me Furyn e pret vitin e ardhshëm. Gypsy King është kampion në ËBC dhe pret se cili prej tyre do ta sfidojë.

Dillian Whyte (PA)

4) Deontay Wilder

F: 42 (41 KO), H: 2, B: 1

Mosha: 35

Vendi: SHBA

Tregoi fuqinë e tij të dorës së djathtë që ndryshon lojën dhe zemrën e një luani në luftën e trilogjisë së këtij viti me Furyn. Por, Wilder është gati të mbush 36 vjeç dhe rezistenca e tij ndaj goditjeve ishte një shqetësim në luftën me Furyn, edhe nëse ai arriti disi në raundin e 11 -të.

Deontay Wilder (PA)

3) Anthony Joshua

F: 24 (22 KO), H: 2, B: 0

Mosha: 32

Vendi: Britania

Humbja me pikë ndaj Usyk në shtator është padyshim edhe më e vështirë për tu kthyer nga humbja e tij me nokaut ndaj Ruiz. AJ dukej i humbur midis stilit të tij agresiv, të fortë dhe taktikave të Klitschkos që e ndihmuan atë të fitonte ndaj Ruiz në rimeç, por asnjëra nga këto nuke ndihmuan ndaj ukrainasit. Joshua ka nevojë për një plan të ri të lojës nëse ai dëshiron të fitojë ndaj Usk në rimeçin e vitit të ardhshëm.

Anthony Joshua (PA)

2) Oleksandr Usyk

F: 19 (13 KO), H: 0, B: 0

Mosha: 34

Vendi: Ukraina

Ukrainasi ishte mjeshtër, pasi ai jo vetëm që ia doli mbanë, por edhe e tejkaloi Joshuan në territorin e tij në Stadiumin Tottenham Hotspur. Edhe pse fitoi me pikë ndaj Joshuas, ai tregoi se nuk është lehtë të mposhtet dhe tani po përgatitet për takimin e dytë me AJ,e që aty do ta vërtetojë nëse mund të mposhtet apo jo.

Oleksandr Usyk (PA)

1) Tyson Fury

F: 31 (22 KO), H: 0, B: 1

Mosha: 33

Vendi: Britania

Mbreti i peshave të rënda në WBC tregoi edhe një herë se taktikat fitojnë para të gjithave edhe pse trupi i tij nuk është prej një sportisti. Edhe kur nuk është në formën më të lartë, Fury është një luftëtar i frikshëm, i gjithanshëm, i cili lëviz më rrjedhshëm sesa një – dhe tani ka më shumë fuqi në goditjet e tij. Fury kundër fituesit të Usyk-Joshua II në vitin tjetër, është ajo që të gjithë po e presin.

Tyson Fury (PA)