ShowBiz Linda Halimi vazhdon të tregojë të pasmet në fotografi pas ndërhyrjes së...

Linda Halimi vazhdon të tregojë të pasmet në fotografi pas ndërhyrjes së kryer në vithe

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka treguar javë më parë se ka kryer një ndërhyrje estetike në trupin e saj të quajtur BBL.

Bëhet fjalë për transferimin e masës dhjamore nga pjesa e brkut në vithe.

Këngëtarja me prejardhje nga Vitia madje ndau me ndjekësit e saj tërë procesin e kryer në një nga klinikat në ShBA.

Tani, Linda i ka më të shpeshta paraqitjet në Instagram, ku vë në pah të pasmet e saj të reja, formësimi i të cilave është arritur me anë të ndërhyrjes së re.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shihej në bikini në një vend tropikal, teksa tregon nga kamera vijën e saj të trupit, me theks të veçantë vithet e saj.

“Ça t’them vllai jot”, ka shkruar këngëtarja Halimi në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Linda përndryshe ka qenë mjaft aktive në muzikë edhe këtë vit me publikimin e disa këngëve, por që më së shumti ka spikatur balada “Pa t’pa” me të cilin edhe u prezantua sivjet në Kënga Magjike.