Pas dorëheqjes së Terzicit, Dortmundi mori një vendim që Hummels nuk e priste

Mbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels do të largohet nga klubi pasi Edin Terzic dha dorëheqjen si trajner, megjithëse ai pritej të qëndronte pas ndarjes me trajnerin gjerman me prejardhje boshnjake.

Hummels ishte në një konflikt të hapur me Terzicin, duke kritikuar taktikat e tij, madje vendosi një ultimatum dhe tha se do ta zgjaste kontratën në skadencë vetëm nëse trajneri boshnjak do të largohej.

E ndërsa informacionet se Terzic kishte dorëzuar dorëheqjen, të cilën drejtuesit e klubit e pranuan, erdhën si rrufe në qiell, mediat gjermane bënë të ditur edhe se Hummels tashmë është një ish-lojtar.

Përkatësisht, Borussia vendosi të mos e vazhdojë bashkëpunimin me mbrojtësin me përvojë dhe t’i ofroi atij një kontratë të re.

Ky do të jetë largimi i tij i dytë nga Dortmundi, pasi u largua gjithashtu në vitin 2016 kur u transferua te Bayern Munich pas tetë vitesh në klub, përpara se të kthehej në vitin 2019.

Hummels është i interesuar të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit dhe gjigantët e Serie A, Roma dhe AC Milan kanë shfaqur interes për 35-vjeçarin.