Pas deklaratave rreth “O sa mirë”, Ard Islami tregon çfarë e bindi të rikthehet në serial

Ard Islami ka treguar se çfarë e bindi të rikthehet në serialin “O sa mirë”.

Seriali vendor “O sa mirë” ka nisur sezonin e ri, ndërsa xhirimet për episodat e reja po vazhdojnë, shkruan lajmi.net.

Ekipi i emisionit “Mirage” ishte i pranishëm gjatë xhirimeve të një episodi, ndërsa përmes stories së përgatitur mund të shihni pamje nga prapaskenat.

Skenaristi Ard Islami në një intervistë të shkurtër foli për rikthimin në serial dhe kishte sërish disa fjalë për sponsorat.

Kujtojmë se ai pasi ishte larguar nga seriali kishte thënë se “O sa mirë” është shembuli më i keq se si nuk duhet të jetë një serial.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm dhe mësoni se çfarë thotë Ard Islami për rikthimin në “O sa mirë”.