Për një javë janë larguar 224 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme

Shërbimi i karrotrecit gjatë javës së kaluar nga hapësirat publike ka marrë 224 automjete. Nga numri total i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të marra, 36 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 188 të tjerat me urdhër të policisë së trafikut në bazë të shkeljeve të bëra: parkim në rrugë, shtigje të biçikletave, vendkalim për këmbësorë, trotuar, hapësirë e gjelbër, përballë shenjave të komunikacionit, si dhe me thirrje të personit të tretë.

Kontrolluesit e parkingjeve zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 412 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, gjegjësisht për mos-pagesë të shërbimit për parkim. Prej tyre, 36 automjete janë larguar ma shërbimin e karrotrecit, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar të qëndrimit në parking.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” apelojnë deri te qytetarët që ta ruajnë hapësirën e gjelbër, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara. “Apelojmë që të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim, me kohë ta rregullojnë pagesën e shërbimit për parkim, që të mos sanksionohen dhe t’iu vendoset bllokues në rrota. Pagesa për shërbime parkimi mund të realizohet përmes SMS porosisë ose me kartelë gërvishtëse”, bëjnë të ditur nga Qyteti i Shkupit.