Bebe Rexha shkon pa sytjena në para-ndejën e “Grammy Awards”

Bebe Rexha mori pjesë në ndejën “Women in Harmony” të organizuar para “Grammy Awards” në Los Angeles.

Bebe Rexha pa dyshim është një grua e zënë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

30-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, mirëpriti të pranishmet në para-ndejën e “Grammy Awards”, ” Women in Harmony” në Los Angeles.

Këngëtarja dukej e përsosur teksa mirëpriste mysafirët para ceremonisë “Grammy” që do të mbahet të dielen.

Për këtë ngjarje, ajo veshi një fustan blu të shkurtër, në të cilin tregonte këmbët dhe gjoksin.

Gjatë ngjarjes, ajo mbajti një fjalim mikpritës, para se këngëtarja e muzikës country, Kelesa Ballerini të këndonte.