Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Donaldi ka një mesazh për Beatrixën

Ndërkohë, partneri i saj i cili po e vazhdon qëndrimin brenda shtëpisë i ka treguar se e ka përkrahjen e tij, shkruan lajmi.net.

 

Profili zyrtar i aktorit, Donald Veshaj ka ndarë një nga momentet romantike bashkë me të dashurën e tij sa ishin të dy bashkë në shtëpi.

 

Duke e ditur se banorëve nuk iu lejohet përdorimi i telefonave brenda shtëpisë së famshme, personi i cili po e përdor Instagramin e aktorit i ka ndarë këtë video duke shkruar edhe një mbishkrim.

“Qe te shohesh ylberin duhet te presesh shiun @beatrixramosaj ❤️🌧🌈🌞 #staystrongmylove ❤️🙏🤟”, shkruan në mbishkrimin e postimit. Theksojmë se, shoqëruar me këtë video të tyre është edhe kënga e Beyonce “I was here”.

 

Kujtojmë se, Donaldi nuk ka qenë edhe mirë emocionalisht që pas daljes  së këngëtares nga “Big Brother VIP”.