Milan në bisedime për huazimin e Bailly

Skuadra italiane, Milan është në kërkim të një qendërmbrojtësi që do të mbulonte hapësirat e Simon Kjaer.

Sipas Foot Mercato, ‘Rossoneri’ janë në bisedime për një marrëveshje huazimi për Eric Bailly të Manchester United, përcjell lajmi.net.

Kjo marrëveshje synohet të mbyllet para se të mbyllet merkatoja e janarit.

Sven Botman i Lille ishte po ashtu në radarin e Milan, por klubi francez refuzoi ta shiste kartonin e lojtarit, derisa nevoja e Milan për të zëvendësuar Kjaer është me prioritet.

Milan kanë hapur tashmë bisedimet me United për një huazim gjashtë mujor për Bailly, i cili është i hapur për lëvizje, por italianët duhet të paguajnë pagën e plotë të tij.