Pas 129 vitesh, Liverpool theu rekordin e padëshiruar pas humbjes ndaj Chelsea

Vetë faktin që Liverpool ka humbur katër ndeshje të njëpasnjëshme në Anfield këtë sezon për herë të parë në historinë e tyre 129 vjeçare, shkruan lajmi.net.

The Reds nuk kishin përjetuar një ‘rekord’ negativ asnjëherë në historinë e tyre të klubit, mirëpo për gjithçka ka një herë të parë.

Ndeshja e fundit që Liverpool humbi këtë sezon ishte pikërisht ndaj Chelseas, kur Mason Mount shënoi golin e vetëm në ndeshje.

Disfatën e parë këtë sezon në shtëpi Liverpooli e mori ndaj Burnleyt, duke humbur 1-0 në janar dhe deri tani ka pesë sosh.

Më pas, humbi ndaj Brightonit me rezultat 1-0, ndërsa Manchester City i deklasoi ata me rezultat 4-1.

Një humbje tjetër, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp e pësoi edhe në derbin e qytetit, duke humbut 2-0 ndaj Evertonit.