Forma negative e Ozilit po vazhdon, lojtari pëson një lëndim të rëndë

Ozil është lënduar në ndeshjen e fundit të Fenerbahces ndaj Antalyasport, ku është dashur të largohet nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor, përcjell lajmi.net.

Në një duel me sulmuesin kundërshtar Fredy, pësoi një lëndim në kyçin e këmbës që pritet ta mbajë atë jashtë fushave për 5 javë.

Deri më tani ka qenë një fillim zhgënjyes në karrierën e tij në Fenerbahce, fillimisht pasi nuk luajti dy javë për shkak të masave COVID-19 dhe tani është lënduar.

Skenari më i mirë i mundshëm do të ishte që Ozil të kthehet për një takim me Denizlispor në 5 Prill, por është gjithashtu e mundur që ai të jetë jashtë deri në maj në varësi të mënyrës se si shkon rikuperimi i tij.