Komandant Qufa Bujar Osmanit: Ushqeheni me gjakun e dëshmorëve

Zylfi Adili apo siç njihet ndryshe Komandant Qufa ka reaguar ashpër ndaj Ministrit për Punë të Jashtme dhe eksponentit të lartë të BDl-së, Bujar Osmani. Ky i fundit pat deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim si parti e dalur nga lufta, ka arritur të reformohet dhe të shndërrohet në një parti moderne pas 20 vitesh. E kjo siç duket nuk i ka pëlqyer Qufës, i cili e ka akuzuar rëndë Osmanin, duke i thënë se po ushqehen me g¡аkun e dëshmorëve të rënë në vitin 2001, përcjell in7.

“O Bujar, nëse mendon që UÇK ka qenë primitive e sot paske arritur të bësh një parti super moderne, gabohesh. Sot jeni në primitivizëm sepse ushqeheni me g¡akun e 1uftës së 2001”, ka shkruar i гevoltuar në rrjetin social Facebook, Zylfi Adili – Komandant Qufa.

Në rolin e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani në ClickPlus ka folur edhe për temat aktuale në politikë. Duke folur për zhvillimet e fundit brenda BDI-së, ka deklaruar se partia që doli nga lufta, tani konsiderohet si parti super moderne. Ka konsideruar se është edhe partia më e suksesshme edhe në rajon, për shkak se brenda saj mbizotërojnë mendime të ndryshme.

“Ministrat e BDI-së janë çdoherë në tapet para organeve të partisë. Funksionon shkëlqyeshëm sepse ka zëra të ndryshme, por ka edhe njërëz që kanë ambicie personale. Si parti që doli nga lufta, ajo është një parti super moderne”, tha Osmani në Click Plus.