Pas 12 ditëve në spital, Mickoski shërohet nga virusi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se tashmë është shëruar nga Covid-19 dhe se po vazhdon aktivitetet e tij të punës, transmeton Alsat.

“Thonë se një person i shëndetshëm ka shumë dëshira, ndërsa sëmuri vetëm një … është e vërtetë. Pas 23 ditësh luftë me virusin kovid dhe pas 12 ditëve të kaluara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, sot është dita e parë që nis detyrat e mia të rregullta të punës. Së pari, një falënderim i madh për ekipin mjekësor të Klinikës së Sëmundjeve Infektive pranë Spitalit Shtetëror “Nënë Tereza”. Në kushte të vështira ata luftojnë për çdo jetë, me resurset dhe kushtet që kanë në dispozicion. Familja ime gjithashtu u përball me këtë virus. Dhe dua t’u them të gjithëve: kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj! Virusi nuk duhet nënvlerësuar. Kujdes, sepse askush nuk do ta bëjë këtë në vendin tënd. Ne vazhdojmë të luftojmë kundër kësaj qeverie të papërgjegjshme, të paaftë dhe kriminale, edhe më ashpër, edhe më të fortë. Pse Maqedonia duhet të qëndrojë në këmbë të shëndosha”, ka shkruar mes tjerash Mickoski.