Deri ora 8 të mëngjesit, në diasporë u regjistruan 121520 persona, shqiptarët mbi 30 për qind

Naim Sinani

Diaspora përsëri po e kryen detyrën ndaj vendlindjes. Me ritmin e ditëve të fundit, falë mobilizimit të shoqatave, klubeve, xhamive dhe individëve atdhetarë, pritet të regjistrohen mbi 200 mijë shqiptarë, vetëm në diasporë. Në Maqedoninë 2 milionëshe kjo i bi 10% e popullsisë së përgjithshme. Nëse edhe në vendlindje regjistrohen mbi gjysëm milioni shqiptarë, do të del se RMV ka mbi 750 mijë shqiptarë. Por për të arritur te ky numrim real i shqiptarëve, duhet të jenë po aq të mobilizuar dhe syçelë sa diaspora edhe përfaqësuesit shqiptarë në institucione, e sidomos ata në Entin e statistikës, përfshi edhe regjistruesit në teren. Pra në regjistrimin aktual egzuston mundësia të dëshmohet se shqiptarët janë të paktën një e treta e popullsusë apo mbi 30%, e jo një e katërta, apo edhe më pak, siç pretendojnë anti shqiptarët. Në këtë mënyrë do të jua mbyllim gojën atyre që pretendojnë se shqiptarët në RMV janë më pak se 20%, me qëllim që të na mbajnë me statusin e pakicës. E te kjo çështje nuk duhet të ketë politikë, madje kjo çështje duhet ti bashkojë edhe pushterin edhe opozitën shqiptare, sepse në të kaluarën asnjëherë nuk pati regjistrim të drejtë në RMV, sidomos kur ishte në pyetje numri i shqiptarëve, por edhe numri real i maqedonasve dhe të tjerëve. Madje shqiptarët duhet të jenë gardian edhe i përqindjes së bashkësive etnike më të vogla, duke përfshirë edhe pakicën bullgare, që të dihet saktësisht numri i secilit në këtë shtet.