Partneri e befason Adriana Matoshin

Madje siç duket lidhja e tyre vetëm se po shkon e po bëhet më serioze, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Keith ka publikuar video në storien e tij derisa i dhuron një trëndafil të kuq aktores.

Në Instagram, ai ka publikuar videon derisa shihet se Adriana Matoshi i dhuron një përqafim.

Ndryshe, çifti pothuajse gjatë gjithë kohës janë pranë njëri-tjetrit e këtë e tregojnë nëpërmjet postimeve në profilet e tyre zyrtare në rrjete sociale.

Keith është ai i cili më shpesh se aktorja e shpreh dashurinë ndaj saj duke mos munguar edhe fotografitë romantike me njëri-tjetrin.