Ndërroi jetë Shaip Saliu, ish-drejtori i SHFK “Bajram Shabani” në Kumanovë

Në moshën 87-vjeçare ka ndërruar jetë Shaip Saliu, ish-drejtor i shkollës fillore “Bajram Shabani” nga Kumanova. Saliu ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm. Ai ka lindur në vitin 1934. Përveç si arsmitar dhe drejtori i shkollës, Saliu ka qenë edhe këshilltar i Arsimit në Kumanovë.