Politikani Faton Kurti, ka bërë thirrje që politikanët e korruptuar të përfundojnë në burg.
Ai përmes një postimi në Facebook ka këshilluar qeverinë Kurti të marrë informacione nga EULEX-i, për politikanët e korruptuar.
Kurti thotë se nga EULEX-i mund të merren informacione për politikanët që keqpërdorën buxhetin dhe donacionet nga SHBA dhe BE.
Postimi i plotë:
HAJNAT NË BURG!
E këshilloj qeverinë e re Kurti që ti kërkojë të gjitha informatat e sakta nga EULEXI për çdo politikan të korruptuar të cilët e vodhën e keqpërdorën buxhetin dhe donacionet milionshe nga BE dhe SHBA.