Paredes në radarin e Juventusit

Juventusi kanë shfaqur interesim për lojtarin e Paris Saint Germain, Leandro Paredes.

Paredes ka kontratë me PSG deri në sezonin tjetër dhe bisedimet për rinovim nuk kanë filluar.

Kjo ka bërë që gjiganti italian të shfaq interesim për argjentinasin.

Sipas ‘Tuttosport’ Juventusi dëshiron tranferimin e Paredes në ‘Allianz Stadium’, përcjell lajmi.net.

27 vjeçari ka 22 paraqitje me Parisin dhe ka shënuar një gol e regjistruar dy asistime.