Parashutistët rusë sulmojnë Kharkivin

  • Ushtria e Ukrainës thotë se parashutistët rusë kanë zbarkuar në qytetin e saj të dytë më të madh të rrethuar, Kharkiv, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
  • Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, në 24 orët e fundit.

08:33 – Rusia godet universitetin dhe një ndërtesë policie në Kharkiv 

Autoritetet ukrainase thonë se një sulm raketor rus rreth orës 08:10 goditi një ndërtesë policie dhe një universitet në Kharkiv këtë mëngjes.

Shërbimi Shtetëror për Emergjencat publikoi një seri fotosh që tregonin zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke luftuar me zjarrin që shpërtheu nga maja e një ndërtese të madhe, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

 


07:44 – 21 të vrarë dhe 112 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 të tjerë u plagosën nga bombardimet në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, në 24 orët e fundit.

Numri u konfirmua nga guvernatori i qytetit Oleh Synyehubov, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Vdekjet lidhen me bombardimet që ndodhën në Kharkiv ditën e fundit, kur raketat ruse goditën ndërtesën e administratës rajonale dhe zonat e banuara.

Ndërkohë, u raportua se parashutistët rusë kishin sulmuar një spital ushtarak në Kharkiv gjatë natës.

Shefi i policisë së rajonit Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha se “situata pranë spitalit është nën kontroll”.


07:42 – Dy civilë të vrarë pas sulmit në Zhytomyr 

Ukraina thotë se një sulm raketor rus gjatë natës ka vrarë të paktën dy persona në qytetin Zhytomyr, i cili shtrihet 120 kilometra në perëndim të Kievit.

Sulmi, që synonte një bazë ajrore në qytet, goditi shtëpitë e banimit aty pranë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka shkruar në Twitter se të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur. Një zyrtar qeveritar, Anton Gerashchenko, kishte thënë më herët në llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.

“Deri më tani, katër persona kanë vdekur, duke përfshirë një fëmijë”, tha ai.

Llogaritë e qeverisë së Ukrainës në Facebook dhe Telegraph kanë shpërndarë një video për të cilën ata thanë se ishte nga pasojat e shpërthimit, transmeton Klankosova.tv.