Paraqiten rastet e para të Koronavirusit në Turqi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se në vendin e tij ka raste të reja të koronavirusit me analizat që vazhdojnë dhe se numri do të shpallet sot më vonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Koca theksoi se numri i laboratorëve COVID-19 në mbarë vendin do të rritet në 16 dhe se vegla të diagnostifikimit do të dërgohen në të gjitha qytetet e Turqisë.

“Turqia ende nuk ka vdekje nga koronavirusi, por mund të ketë në të ardhmen pasi ka pacientë me probleme të frymëmarrjes”, u shpreh Koca.

Ai po ashtu njoftoi se vendi i tij do të ndalojë të gjitha fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Arabinë Saudite, Egjipt, Irlandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.