Në anketën e IRI-t nuk është përfshirë Alternativa

Robert Nesimi

Pasi po shoh interpretime te ndryshme te anketes se IRI-t, ja disa reflektime per trendin si leviz perkrahja nga hera e fundit qe IRI ka botuar ankete:

1. Anketa eshte bere para berjes se koalicioneve (fund i janarit, fillim i shkurtit)

2. Ne ankete nuk figuron partia Alternativa dhe si duket votat e saj ne anketat e IRI-t akoma paraqiten nen siglen Besa. (Kjo vertetohet edhe nga fotoja e dyte ku nje pjese e te anketuarve kane shprehur mendim pozitiv per Alternativen kur ju eshte ofruar si opcion). Si duket IRI ka ruajtur definicionet nga Korriku 2018, qe paraqet mangesi serioze per kete ankete.

3. BDI njejte, rritje e fuqishme e partive tjera. Ne korrik 2018 per partite shqiptare kane qene vetem 11% te deklaruar (7% BDI, 2% Aleanca, 1% Besa, 1% PDSH). Tani ne shkurt 2020 per partite shqiptare jane 17% te deklaruar (7% BDI, 5% Aleanca, 4% Besa, 1% PDSH).

4. Hapesira per rritje te metutjeshme mund te shihet nga perceptimi per partite. Mendim pozitiv per Aleancen kane 17%, per Besen 14%, per BDI 13%, per Alternativen 8%. Ne total ka shume me teper perceptime negative per shkak se pjesa me e madhe e te anketuarve jane maqedonas, qe normalisht kane mendime negative per partite shqiptare. Por duhet mbajtur mend se anketa eshte bere para koalicionimeve, qe mund te kete ndikuar ne perceptim sidomos per koalicionin SDSM-BESA.