Pendarovski: Nuk u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni, por nuk ka kushte për zgjedhje legjitime

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas Mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, tha se në Maqedoni nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme si pasojë e Koronavirusit. Në Keshill është vlerësuar se masat e shpallura nga Qeveria për momentin janë të mjaftueshme, raporton Gazeta Lajm. Duke folur për zgjedhjet, Pendarovski tha se misioni i OSBE ODIHR edhr zyrtarisht ka njoftuar se nuk mund ti monitorojë zgjedhjet e 12 prillit në Maqedoni për shkak të Koronavirusit. Ai demantoi kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi i cili pak më herët deklaroi se zgjedhjet nuk mund të prolongohen në këtë moment. Sipas Pendarovskit ka mekanizëm juridik për prolongim të zgjedhjeve, sepse siç tha, për momentin nuk ka kushte për zgjedhje të rregullta që do të ishin legjitime për shumicën e qytetarëve.