Paralajmërohet hapja e çerdheve dhe kufijve, në vend të karantinës-vetizolim shtëpiak

Nga fillimi i muajit qershor do të nisin me punë çerdhet për fëmijë, ndërsa pritet që kufijtë të hapen nga mesi i qershorit. Megjithatë, shtetasit të cilët me fluturime humanitare hyjnë në territorin e vendit, duhet të dëshmojnë se kanë rezultuar negativ në PCR testin për koronavirus të bërë brenda 72 orëve që nga hyrja në territorin e vendit me çka në vend në karantinës së obligueshëm shtetëror, do të futen në vetizolim të obligueshëm shtëpiak.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, mesi i qershorit është periudha më e përshtatshme për hapjen e kufijve komfor masave mbrojtëse.

“Nga mesi i qershorit pritet hapja e kufijve. Këtë javë do të duhet të përfundojë skriningu dhe tani më nga java e ardhshme kopshtet do të fillojnë me punë, do të thotë diku në mes të qershorit”, theksoi Filipçe.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë mbetur jashtë shtetit për shkak të bllokimit si pasojë e pandemisë Cvodi-19, do mund të kthehen, pa shkuar në karantinë, nëse kanë çertifikatë ku vërtetohet se kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19, në test të kryer 3 ditët e fundit. Të njëjtit në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të futen në vetizolimit të detyrueshëm shtëpiak.

“Në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore, izolimi i detyrueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huajt, për të cilët Shtabi kryesor i koordinimit të krizave vendos në raste të interesit shtetëror ose ekonomik, dhe të cilët do të dorëzojnë certifikatë të përshtatshme mjekësore me rezultat negativ nga testi PCR, me respektimin e detyrueshëm të protokolleve nga Komisioni për sëmundje infektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, kumtuan nga Qeveria e RMV-së.

Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 1921 persona me COVID 19. Në 10 ditët e fundit vatër e virusit Korona janë Çairi me 61 raste, Gazi Baba me 84 raste, Saraji me 41, Aerodromi më 98 raste, Karposhi me 70 dhe Buteli me 34 raste të të prekurve nga COVID 19.

Loading...