Mbi 5 milionë të infektuar e mbi 340 mijë të vdekur nga Covid-19

Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhdon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 306 mijë e 237, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 340 mijë e 047. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milionë e 160 mijë e 159 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 645 mijë e 094 të infektuar dhe 97 mijë e 647 të vdekur nga Covid-19.

Ka ndryshuar renditja, ku Brazili ka kaluar në vendin e dytë. Brazili ka 332 mijë e 382 raste dhe 21 mijë e 116 të vdekur.

Rusia renditet e treta me 326 mijë e 448 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 249 të vdekur nga Covid-19.

Spanja renditet e katërta ku në total ka 281 mijë e 904 raste dhe 28 mijë e 628 të vdekur.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 254 mijë e 195 raste dhe 36 mijë e 393 të vdekur.

Në vendin e gjashtë renditet Italia me 228 mijë e 658 raste dhe 32 mijë e 616 të vdekur.

Franca renditet pas Italisë me 182 mijë e 219 raste dhe 28 mijë e 289 të vdekur nga Covid-19.