Pandemia shkaktoi rritjen e pabarazisë tek qytetarët

Qytetarët e varfër u bënë edhe më të varfër, ndërsa të pasurit edhe më të pasur, hendeku i pabarazisë midis qytetarëve në Kovid krizën u zgjerua në mënyrë dramatike. Sipas shoqatës ZMAI, më të prekurit nga pandemia ishin gratë dhe të rinjtë, si kategori të cilëve iu janë zvogëluar më së shumti të ardhurat, si dhe qytetarët me të ardhura të ulta. Pabarazia në të ardhurat e qytetarëve në tremujorin e parë të vitit paraprak u rrit me 3.5 pikë përqindje.

Nëse ai hendek është rritur, atëherë është logjike të konkludojmë se më të varfrit janë bërë më të varfër, dhe të pasurit janë bërë më të pasur.” Kryesisht kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të të ardhurave në sektorin privat, puna e zvogëluar me vete tërheq të ardhura të zvogëluara në bazë të të ardhurave personale. Edhe grupet me të ardhura më të mëdha kanë të ardhurat të zvogëluara, kompanitë nuk kanë qenë të gatshme të paguajnë shpërblime, bonuse, ndërsa hendeku është rritur, sepse realisht kemi humbur shumë vende pune – deklaroi Viktor Mitevski, Shoqata për Kërkime dhe Analiza -SHKA.

Sipas analizës, ndihma shtetërore përmes paketave të krijuara të masave ekonomike është shpërndarë proporcionalisht te kompanitë. Mbështetje më të madhe ka marrë industria e tekstilit, ose rreth 11 për qind e mjeteve totale të siguruara, dhe efekti më i madh i masave është mbështetja e shitjeve me pakicë dhe shumicë. Rekomandimet për Qeverinë, janë masat e krijuara rishtas të hartohen më mirë, që ndihma të shkojë direkt te punëtorët, ato kompani që përdorin ndihmë të mos i ulin pagat, t’i kushtohet më shumë vëmendje kushteve për marrjen e ndihmës, që ajo të përfundojë te më të prekurit, si të ndërmerren masa afatmesme./ALSAT