Kasami pret presidenten e Kosovës, Albulena Haxhiu

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka pritur sot në Tetovë presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, përcjell tetova1

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për projektet e përbashkëta, marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për zhvillimet politike në Kosovë.

Ai theksoi se është diskutuar edhe për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësinë e formimit të institucioneve në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë i Kasamit:

“E mirëprita sot në Tetovë presidenten në detyrë të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu.

Biseduam për projektet e përbashkëta mes dy qeverive tona, marrëdhëniet e shkëlqyera mes shteteve tona dhe lidhjet e ngushta të shqiptarëve në dy anët e kufirit.

Folëm edhe për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit si dhe rëndësinë e stabilitetit politik dhe formimin e institucioneve bazuar në vullnetin politik të qytetarëve të shprehur me votë.

Do të jemi afër qeverisë së re në Kosovë dhe do ta vazhdojmë e thellojmë bashkëpunimin e shkëlqyer”, ka përfunduar Kasami.