Rajon-Botë Pamje të rënda të sulmit rus ndaj një autokolone në veri-lindje të...

Pamje të rënda të sulmit rus ndaj një autokolone në veri-lindje të Ukrainës, makina të dëmtuara e kufoma të djegura

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës ka ndarë një video në Twitter të shtunën që tregon “skenën e një krimi lufte nga trupat ruse”, me makina të dëmtuara dhe kufoma njerëzore të djegura.

Trupat ruse kohët e fundit qëlluan një kolonë civile midis Svatovit të pushtuar në rajonin e Luhansk dhe Kupyanskut të çliruar në rajonin e Kharkiv, thanë ata.

Kreu rajonal i Kharkiv, Oleg Synehubov tha se 24 njerëz, përfshirë 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë u qëlluan për vdekje nga trupat ruse.

Synehubov dhe shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thanë më herët se të paktën 20 njerëz vdiqën, pa dhënë datën e saktë të sulmit.

Tani Synehubov thotë se ndodhi më 25 shtator duke cituar policinë lokale.