Vuçiq dhe Orban takohen pas humbjes së pushtetit: „Do të rikthehemi“

Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiq priti sot në Beograd ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban, pasi të dy politikanët humbën zgjedhjet pas 14 vitesh në pushtet në Serbi dhe 16 vitesh në Hungari.

Vuçiq e quajti Orbanin mik të madh dhe vëlla, duke theksuar se humbjet zgjedhore nuk ua kanë cenuar dinjitetin, krenarinë dhe besimin.

„Të dy humbëm zgjedhjet, por nuk humbëm dinjitetin, krenarinë dhe besimin“, deklaroi Vuçiq.

Orban nga ana e tij tha se miqtë e vërtetë bëhen edhe më të afërt në momente të vështira, duke i premtuar mbështetje të vazhdueshme Vuçiqit.

Takimi përfundoi me mesazhin e ish-presidentit serb: „Do të rikthehemi!“, pas së cilës dy politikanët u përqafuan.