Një shpërthim i papritur ndodhi pas një eksperimenti kimik në Spanjë – 15 persona pësuan lëndime

Një video tronditëse tregon momentin kur një fuçi me azot të lëngshëm shpërtheu në një eksperiment të dështuar kimie në Spanjë – duke bërë që 15 persona, përfshirë nëntë fëmijë, të shtrohen në spital.

Shpërthimi nga eksperimenti në Shtëpinë e Kulturës në Girona la njerëz me djegie, të cilët u trajtuan në “Placa de l’Spital”, raportoi The Sun.

Pamjet tregojnë turmën, që përbëhet kryesisht nga fëmijë dhe disa prindër, duke pritur me padurim për të parë eksperimentin.

Eksperimenti thuhet se ishte organizuar nga universiteti lokal, derisa turma aty shikon fuçitë.

Në njërën fuçi shihet tym duke dalë në fillim të videos.

Një burrë derdh një substancë të panjohur në një fuçi përpara se ato të vendosen njëra mbi tjetrën.

Pastaj ata fillojnë numërimin, dhe ndodh një shpërthim që është dukshëm shumë më i madh se sa pritej, duke shpërthyer në turmë.

Re të mëdha e të dendura tymi të bardhë u përhapën papritur drejt turmës brenda pak sekondash.