Chelsea fiton në fund ndaj Crystal Palace

Me përmbysje të rezultatit, Chelsea ka arritur fitore në fund të ndeshjes ndaj Crystal Palace, në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.

Edouard kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e shtatë të ndeshjes.

Aubameyang barazoi gjithçka në minutën e 38-të, duke e shënuar golin e parë si lojtar i Chelseat.

E goli i fitores erdhi pikërisht në minutën e fundit të ndeshjes, kur shënoi Gallagher.

Me këtë fitore, Chelsea tani shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e pestë, kurse Crystal Palace mbetet i 16-ti me gjashtë pikë të grumbulluara.