Pamje nga vendi ku autobusi me pasagjerë nga Kosova u aksidentua në Bullgari

Mediat bullgarë kanë publikuar pamje të reja nga aksidenti i autobusit brenda të cilit ishin 29 pasagjerë nga Kosova, në mesin e tyre gjashtë fëmijë.

Autobusi i kompanisë “Shero Tours” është aksidentuar rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm me një kamion i cili po bartte dru.

Siç raportojnë mediat bullgare, përveç shoferit që ka pësuar lëndime të lehta, të tjerët kanë shpëtuar dhe gjendja e tyre është e mirë, transmeton Klankosova.tv.