Gavrill Bubevski zgjidhet kryetar i PThP në Shkup

Prokurori Gavrill Bubevski është zgjedhur kryetar i Prokurorisë Themelore Publike-Shkup. Kjo është bërë e ditur në web faqen e Këshillit të Prokurorëve

Bubevski ka qenë pjesë e ish Prokurorisë Speciale Publike, e më pas ka vazhduar punën në Prokurorinë e Shkupit.

Ai në këtë pozitë do të zëvendëson Sasho Rajçev, i cili u zgjodh prokuror i lartë publik.

Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme zgjodhi Sonja Simovskën dhe Ljupçoo Kocevskin për prokurorë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë. Stevço Donev u zgjodh prokuror në Prokurorinë e Lartë Publike Shtip ndërsa dhe Besir Aliu u zgjodh prokuror në Prokurorisë Themelore Publike në Tetovë.