Pacientja e preku nga koronavirusi është në gjendje stabile shëndetësore

Pacientja e diagnostifikuar dje me koronavirus nuk ka komplikime dhe po kurohet në pjesën e izolimit në klinikën për sëmundje infektive në Shkup, ndërsa udhëtarët e tjerë që kanë qenë bashkë me të në një furgon janë izoluar në kushte shtëpiake. Ndërkohë në klinikën infektive në Shkup janë pranuar edhe tre persona të tjerë të cilëve u janë bërë testimet dhe kanë rezultuar negative, njëra prej tyre fillimisht kishte rezultate pjesërisht pozitive. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se po përgatiten kapacitete nëse paraqitet nevoja për izolim të një numri më të madh të njerëzve.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Pacientja e vendosur në klinikën infektive ndihet mirë, ka një formë të lehtë të një fotografie klinike, nuk ka shenja se ka ndonjë komplikim, po kurohet në pjesën e izolimit. Mbrëmë janë kontaktuar të gjithë udhëtarët që kanë qenë në furgon, dhe tek të gjithë është shkruar izolim kompetent, në kushte shtëpiake dhe e gjithë kjo është organizuar me përfaqësuesit e ministrisë së punëve të brendshme. Kemi kontaktuar me telefon me të gjitha kontaktet që i kanë pasur këto udhëtarë gjatë ditës së djeshme… Të gjithë janë në izolim shtëpiak, nëse përfaqësuesit e MPB-së thonë se nëse ndonjë objekt është më i rëndë për kontroll, do t’i vendosim ata në njërën prej këtyre tre reparte infektive, përgatisim kapacitete së bashku me Qendrën për Menaxhim me Krizat, nëse paraqitet nevoja për izolim të një numri më të madh të njerëzve“

Përfaqësuesi i Organizatës botërore të shëndetit, Hans Kllube, tha se Maqedonia e Veriut po punon në bazë të rekomandimeve të OBSH-së. Ai u tha qytetarëve që nuk ka arsye për alarm dhe panikë, ndërsa e përgëzoi Qeverinë për punën që po bën gjatë kësaj periudhe lidhur me këtë virus.

Hans Kllube, OBSH
“Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, shteti e bën atë që e rekomandon OBSH. Në fakt përpara se virusi të paraqitej këtu, ishte formuar komitet multisektorial për situata urgjente. Ajo që është dashur të bëhet po bëhet, por pasi bëhet fjalë për situatë të paparashikueshme, nuk mund të themi se çfarë mund të ndodh, kjo vlen për të gjitha vendet, jo vetëm për RMV-në. Qytetarët i porosis se nuk ka arsye për alarm dhe panikë. Por është një virus i ri dhe dua t’ju siguroj se OBSH edhe unë, e kuptojmë frikën e qytetarëve dhe ne tregojmë empati ndaj ndjenjave të tilla.”

Kllube nënvizoi se për momentin në nivel botëror ka gjithësej 81 104 raste në 46 vende, prej të cilave 20 vende janë në korrniza të rajonit evropian, prej të cilave 7 vende janë shtuar në 24 orët e fundit. Ai theksoi se është shumë me rëndësi të theksohet se, 97 përqind e rasteve janë në Kinë. Organizata botërore e shëndetit po hulumton më detajisht dy raste në rajonin e Venetos sëItalisë, ku pacientët e prekur nga virusi nuk kanë pasur asnjë kontakt me ndonjë pacient ose me ndokënd që ka udhëtuar për në Kinë./SHENJA/

Loading...