Trajneri i Rapid Vjenës për Lajm Tv: Adrian Hajdari është si Philipp Lahm (Video)

E konsiderojnë si shpresa e Rapid Vjenës. Madje, Villi Schuldes, drejtor sportiv i Rapid II, akademi dhe të rinjtë, në intervistën ekskluzive për Lajm tv në Vjenë të Austrisë, Adrian Hajdarin, mbrojtësin e talentuar shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut e krahason me ishkapitenin legjendar të Bayernit, Philip Lham, shkruan gazeta Lajm.

Adriani është një djal me karakter shumë të mirë. ai gjithmonë në stërvitje vjen i buzëqeshur. Jemi shumë të kënaqur me punën e Adrianit. Ai ka pasur disa lëndime, megjithatë është kthyer edhe më i fortë. Adriani mund të luaj edhe në pozicionin numër 6, e ka stilin e Philip Lham. Jemi shumë të kënaqur me lojën e tij. Nëse nuk e ndjekin lëndimet, ai do të luaj edhe në ekipin e parë të Rapidit. Ne presim shumë gjëra të bukura nga Adriani te Rapidi dhe në karrierë, deklaroi në intervistën ekskluzive për Lajm Tv, Ëilli Schuldes, drejtor sportiv i Rapid II, akademi dhe të rinjtë.

Adriani ndihet krenar që te Rapidi e vlerësojnë shumë. E pasi e përfundoi ndeshjen stërvitore me skuadrën e tij, 19-vjecarin para stadiumit Ernst Hapel në Vjenë e priste një intervistë për Lajm Tv.

Adriani ka dhe një ëndërr të madhe:

Ai beson shumë te vetja e tij se edhe në sezonin pranveror do të luaj për Rapidin.

Hajdari ende e kujton debutimin e tij për Rapidin në barazimin 2-2 në derbin e madh kundër FK Austria, dhjetorin e vitit të kaluar:

Adrian Hajdari është edhe anëtar i ekipit U21 të Maqedonsisë së Veriut./Gazeta Lajm/

Gazetar:Reshat Ibrahimi, kameraman: Suad Avdiu, montazhi:Amir Idrizi, 27 shkurt 2020

 

Trajneri i Rapid Vjenës për Lajm Tv: Adrian Hajdari është si Philipp Lahm (Video)

Trajneri i Rapid Vjenës për Lajm Tv: Adrian Hajdari është si Philipp Lahm (Video)

Posted by Lajm TV on Thursday, February 27, 2020