Koronavirusi, Vatikani mbyll sheshin ”Shën Pjetri”

Sheshi ”Shën Pjetri” dhe bazilika e tij janë mbyllur përkohësisht për publikun për shkak të krizës së re të koronavirusit.

”Brenda Vatikanit, farmacia dhe supermarketi do të qëndrojnë të hapura, ndërsa dyqanet e dhe mensa për stafin do të mbyllen”, thuhet në një deklaratë.

Masat do të jenë të vlefshme deri më 3 prill, kështu që ato kanë kohëzgjatje të njëjtë me kufizimet mbarëkombëtare të miratuara nga qeveria italiane dje në mbrëmje.